Ndërron jetë veterani i arsimit Halil Mushica, mësuesi i parë shqiptar i diplomuar në Kamenicë
Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare veterani i arsimit Halil Mushica, lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
I ndjeri, i cili jetonte në Gjilan, konsiderohej si mësuesi i parë shqiptar i diplomuar në komunën e Kamenicës, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimimin e shumë brezave.
Në njoftimin mortor thuhet: “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë Halil Mushica”.
Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për të pamen, do të njoftojnë me kohë.

