Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, e shoqëruar nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi dhe stafi i tij, kanë realizuar sot një varg vizitash në familjet që ballafaqohen me kushte të rënda ekonomike.
Qëllimi i këtyre vizitave ishte njohja nga afër me nevojat jetike të qytetarëve që janë përfitues të asistencës sociale.
Kadriu theksoi se përkrahja institucionale do të jetë e vazhdueshme dhe se asnjë qytetar nuk do të mbetet jashtë vëmendjes, pavarësisht përkatësisë apo nacionalitetit.
Një vëmendje të shtuar, Drejtoria po i kushton edhe trajtimit me dinjitet të refugjatëve nga vendet e Lindjes, duke u siguruar atyre qasje të barabartë në shërbime.
“Në kuadër të mirëqenies sociale të komunës sonë, mbeten në përkujdesje të gjitha kategoritë në nevojë. Jemi të përkushtuar që secili të trajtohet me dinjitet,” u shpreh drejtoresha Kadriu pas vizitave në terren.
