Fundjava e fundit e prillit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke na dhuruar ditë me diell dhe temperatura mjaft të këndshme pranverore.
Sipas parashikimeve të fundit, ndikimi i anticiklonit do të sjellë stabilitet në të gjithë territorin.
E shtuna do të karakterizohet nga një mot kryesisht me diell. Presioni i lartë atmosferik do të parandalojë reshjet, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të lëvizin nga 3–5°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 21°C. Do të fryjë e lehtë nga juglindja.
Dita e diel do të jetë pasqyrim i së shtunës, por me një rritje të lehtë të temperaturave. Dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat e lehta mund të shfaqen kryesisht rreth zonave malore gjatë pasdites.
Temperaturat mbeten të njëjta (3–5°C), por maksimalet do të ngjiten deri në 22°C. Era e lehtë dhe me drejtim të ndryshueshëm.
Kjo fundjavë ofron mundësinë perfekte për të shijuar natyrën, pasi temperaturat maksimale do të jenë mjaft të favorshme dhe nuk parashihen surpriza nga reshjet.
