ARSIM/UKZ fton studentët në Creative Shock 2026 dhe mundësinë për të fituar 4 mijë dollarë

Universiteti Publik “Kadri Zeka” u bën thirrje studentëve të bëhen pjesë e Creative Shock 2026, një hackathon ndërkombëtar i fokusuar në zhvillimin e ideve të biznesit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së (SDGs).

Gara është pa pagesë dhe është e hapur për ekipe prej 3 deri në 4 studentësh. 10 ekipet më të mira do të kualifikohen për finalen në Lituani, ku do t’u mulohen plotësisht shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, përveç mundësisë për të fituar çmimin e madh prej 4,000 USD.

​Afati i fundit për regjistrim është data 4 tetor 2026 (ora 23:59 EEST), ndërsa fazat kualifikuese online do të zhvillohen nga 5 deri më 11 tetor.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë përmes formularit zyrtar, ndërsa detajet e plota mund t’i gjeni në uebfaqen e UKZ-së ose në creativeshock.lt.

Shpërndaj me të tjerët