ARSIM I LARTË/ Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në takimin e projektit AUREA në Marburg

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mori pjesë në Takimin e Tretë Transnacional të Projektit AUREA – Automatic Recognition Assessment, i cili u mbajt më 10-11 qershor 2026 në Marburg të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë të konsorciumit.

Së bashku me menagjeren e Projektit Aurea Luljete Berisha, mori pjesë edhe U.D. udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar Betim Berisha si dhe sekretari i njësisë akademike Kushtrim Demi.

Gjatë takimit u diskutuan progresi i projektit, aktivitetet e komunikimit dhe shpërndarjes, si dhe zhvillimi dhe testimi i mjetit të vetëvlerësimit për njohjen automatike të rezultateve të të nxënit.

Partnerët kontribuuan gjithashtu në planifikimin e fazave të ardhshme të projektit, duke përfshirë pilotimin e mjetit në institucione të arsimit të lartë dhe zhvillimin e një udhërrëfyesi për përmirësimin e proceseve të njohjes automatike.

Pjesëmarrja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në këtë takim konfirmon përkushtimin e institucionit për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe lehtësimin e procedurave për studentët në njohjen automatike të ECTS-ve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e praktikave inovative në arsimin e lartë evropian.

 

Shpërndaj me të tjerët