ARSIM/Takimi i generatës së gjashtë të Shkollës Normale “Skënderbeu” në Gjilan

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, është zhvilluar takimi i radhës i generatës së gjashtë të ish-Shkollës Normale “Skënderbeu” të Gjilanit.

Ky takim shërbeu si një moment i veçantë për evokimin e kujtimeve nga vitet e arsimimit, sfidave dhe arritjeve që kanë shënuar rrugëtimin e kësaj generate.

​Pjesëmarrësit u shprehën mjaft të brengosur e të lumtur që kjo traditë e bukur po vazhdon me sukses ndër vite, duke ruajtur të gjallë frymën e bashkëpunimit, miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Takimet e këtilla mbeten një shembull i shkëlqyer i ruajtjes së lidhjeve njerëzore dhe meitit arsimor që ka lënë kjo vatër e diturisë në rajonin e Anamoravës.

​Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së kësaj vazhdimësie, si një urë lidhëse mes të kaluarës krenare dhe brezave që vijnë.

Shpërndaj me të tjerët