SPORT/Drita pëson humbje si vendase nga Skënderbeu

KV Drita ka pësuar humbje si vendase ndaj KV Skënderbeut me rezultat 1-3 në sete (25:20, 20:25, 23:25, 23:25), në kuadër të xhiros së dytë të Superligës A në volejboll për meshkuj.

​Edhe pse gjilanasit e nisën mirë ndeshjen duke e fituar setin e parë 25:20, ata nuk arritën ta ruanin epërsinë në vijim.

Skënderbeu u rikthye shpejt duke barazuar me 20:25 në setin e dytë, ndërsa në dy setet e fundit shfrytëzoi më mirë momentet vendimtare, duke i fituar të dyja me rezultat të ngushtë 23:25.

​Me këtë disfatë, Drita lëshon pikë të rëndësishme në shtëpi dhe do të kërkojë të këndellet në xhirot e ardhshme, ndërsa mysafirët merrni tre pikë të vlefshme.

Shpërndaj me të tjerët