KUJTIM/Mbi katër dekada në shërbim të dijes, arsimtari i matematikës Xhemail Sylejmani

Ka njerëz që nuk e matën jetën me vite, por me gjurmët që lanë te të tjerët.

Arsimtari Xhemail Sylejmani ishte ndër ata mësues të rrallë, emri i të cilëve shqiptohet me respekt në çdo brez që pati fatin ta ketë në shkollë.

Përtej numrave, ekuacioneve dhe orëve të matematikës, ai u bë pjesë e kujtesës kolektive të dy trevave të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, Malësisë së Bujanocit dhe Gjilanit, duke e kthyer punën e përditshme në mision të vërtetë jetik.

Shkrimi i Prof. Mr. Sc. Nezir Beqirit sjell në vëmendje pikërisht këtë rrugëtim të gjatë e të palodhur, ku mësimdhënia, përkushtimi dhe dashuria për vendlindjen ecin krah për krah.

​XHEMAIL SYLEJMANI – POST MORTUM

​Arsimtari Xhemail Sylejmani, një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit, në vendlindjen e tij dhe më vonë në Gjilan.

​Ishte mësuesi i parë i Malësisë së Bujanocit i diplomuar në shkollën e lartë, arsimtar i kualifikuar i matematikës.

​Falë këmbëngulësisë dhe patriotizmit të tij, u hap shkolla e plotë tetëvjeçare në fshatin Zarbicë.

​Si kuadër deficitar, që nga fillimi i viteve të 70-ta ishte transferuar në SH.F.M.U “Selami Hallaçi” në Gjilan, duke dhënë kontribut të madh në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, deri sa është pensionuar.

​Meritat e Arsimtarit Xhemail për arsimimin dhe çështjen shqiptare, në përgjithësi, nuk do të harrohen nga rina dhe breza të tërë të ardhshëm.

​Mbi 41-vite mbolli dhe shpërndau farën e dijes te shumë breza në Gjilan e Kosovë Lindore.

​Shkruan:

Prof. Mr. Sc. Nezir Beqiri

​Më 2005 është ndarë nga jeta Xhemail Sylejmani, por që vepra dhe kontributi i tij ka mbetur i pavdekshëm.

Shpërndaj me të tjerët