Gjilan, 23 nlntor 2026- Recep Gündüz, veprimtar i dalluar dhe kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Bursa të Turqisë, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Administratës në Komunën e Gjilanit, ku është mirëpritur nga drejtori i këtij dikasteri komunal.
Takimi është vlerësuar si tejet i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale të Gjilanit dhe mërgatës shqiptare në Turqi.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua mbi mundësitë e avancimit të lidhjeve të ndërsjella dhe rolin e rëndësishëm që shoqatat e mërgatës luajnë në ruajtjen e identitetit dhe mbështetjen e vendlindjes./dita24h/
