LOKALE/​Këshilli i Fshatit Zhegër falënderon publikisht institucionet dhe kontribuuesit për ndërtimin e urës së fshatit

Gjilan, 19 nëntor 2026 – Këshilli i Fshatit Zhegër, përmes një reagimi të nënshkruar nga kryetari Qahil Halili, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin publik për realizimin e projektit të ndërtimit të urës në këtë fshat, duke e cilësuar atë si një investim me rëndësi të veçantë që do të lehtësojë dukshëm lëvizjen dhe qarkullimin e banorëve.

​Në këtë falënderim, Këshilli i Fshatit Zhegër ka vlerësuar kontributin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtorit të Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtorit tashmë të ndjerë Bajram Isufi për kontributin e tij, si dhe drejtorit Isa Agushi.

Po ashtu, mirënjohje u është shprehur këshilltarëve komunalë Muhadin Haziri dhe Burhan Isufi, si dhe kompanisë projektuese “Gjeokonsulting” nga Vitia dhe projektuesit Xhelal Musa për angazhimin e tyre profesional në hartimin e projektit.

​Sipas Këshillit të Fshatit Zhegër, mbështetja e të gjithë këtyre akterëve ka bërë që kërkesa e banorëve të marrë jetë dhe të shndërrohet në një vepër të rëndësishme e të qëndrueshme në shërbim të gjithë komunitetit të Zhegrës. /dita24h/

​

Shpërndaj me të tjerët