MORTORE/Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare ish-politikani, ish-deputeti dhe i burgosuri politik nga Gjilani, Rexhep Hamiti

​Gjilan, 19 nëntor 2026 – Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare Rexhep Hamiti nga Zhegoci i Gjilanit, ish-politikan, ish-deputet dhe ish i burgosur politik.

​I lindur më 25 dhjetor 1931, ekonomist i diplomuar, karrierën e nisi si mësues në vitet e pesëdhjeta dhe drejtor komercial në Kombinatin e Tekstilit.

Më pas ushtroi detyra të larta publike, përfshirë deputet në Kuvendin e Kosovës (1969), kryetar i Komitetit Komunal dhe deputet në Kuvendin Federativ në dy mandate (1982–1993), duke u përballur me presione të vazhdueshme nga strukturat nacionaliste serbe.

​Për qëndrimet e tij politike, regjimi serb e arrestoi Hamitin bashkë me shtatë kuadro të tjera gjilanase nën akuza politike.

Pas pesë muajsh në paraburgim, u dënuan me burgim deri në katër vjet e gjysmë, por nuk e vuajtën dënimin pasi ndërhyrja e UÇK-së dhe NATO-s solli çlirimin e Kosovës./dita24h/

​

Shpërndaj me të tjerët