LOKALE/Miratohet Buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027 prej mbi 43 milionë eurosh

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin e ardhshëm 2027, me gjithsej 25 vota për, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim.

​Buxheti i miratuar kap vlerën prej 43,586,882 eurosh, duke shënuar kështu një rritje prej 1.65 milionë eurosh ose 3.95 për qind krahasuar me vitin paraprak.

​Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili theksoi se ky buxhet është produkt i dëgjimeve dhe konsultimeve të shumta publike me qytetarët.

​Sipas tij, dokumenti i votuar reflekton bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e lartë ndaj komunitetit, ndërsa ka shprehur falënderime për të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që mbështetën votimin e këtij buxheti.

Shpërndaj me të tjerët