Stina e vjeshtës ka sjellë ngjyra të bukura në çdo rrugë e lagje të Gjilanit, por bashkë me to edhe sfida në mirëmbajtjen e hapësirave publike si pasojë e rënies së vazhdueshme të gjetheve.
Për të garantuar ambiente të pastra dhe të sigurta, ndërmarrja publike lokale NPL “TREGU” SH.A. Gjilan po vazhdon punën intensivisht në terren.
Punëtorët e angazhuar po kujdesen çdo ditë për pastrimin e rrugëve, parqeve, trotuareve dhe shtigjeve të ecjes në të gjithë qytetin.
Aksioni i kësaj jave ka nisur me përkushtim të plotë, ku fokusi i radhës ka qenë pastrimi i parkut prapa Sallës së Sporteve në Gjilan.
Nga ndërmarrja theksojnë se kujdesi për hapësirat e përbashkëta publike është një përgjegjësi e përditshme në shërbim të qytetarëve, ndërsa u kanë uruar gjithashtu të gjithë bashkëqytetarëve një javë të mbarë e të mbarëbarshme.
