Ka ndërruar jetë muzikanti nga Gjilani, Fejzi Leka, i njohur për kontributin e tij në muzikë si instrumentalist dhe për energjinë pozitive që sillte mes kolegëve dhe miqve.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa vëllai i tij, Remzi Leka, ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
“Po qysh bre vlla ma këpute shpirtin. Kishim shumë plane bashkë të papërfunduara, e doje jetën dhe doje punën. Por Zoti të deshi më shumë dhe të mori. Zoti në xhenet vllaçko… Ishim vëllezër dhe kolegë të pandarë, më shumë e kaluam jetën bashkë sesa me familjet tona. Do të më mungosh deri në frymën e fundit,” ka shkruar ai.
I ndjeri njihej si instrumentalist i sintit dhe harmonikës, duke kontribuar në grupe të ndryshme muzikore dhe duke ndihmuar edhe me këngë.
Ai kujtohet nga miqtë dhe bashkëpunëtorët si një djalë gazmor, i urtë dhe shumë i dashur.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në mesditë (12:00).
Largimi i tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe komunitetin muzikor në Gjilan.

