Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare veterani i arsimit në Zhegër, Isak Hysen Tahiri, i cili për vite me radhë kontribuoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor, ku bëhet e ditur se ai ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes së 13 marsit 2026.
I ndjeri njihej si një mësues i përkushtuar, i cili për dekada punoi në arsim, duke lënë gjurmë të rëndësishme në edukimin e nxënësve në Zhegër dhe në fshatrat e rajonit të Karadaku.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi do të bëhet të shtunën, më 14 mars 2026, me namazin e ikindisë në fshatin e lindjes në Zhegër.
Nisja e ceremonisë mortore do të bëhet nga shtëpia e të ndjerit.
Familjarë, miq dhe ish-nxënës të shumtë e kujtojnë mësuesin Tahiri si një njeri të përkushtuar ndaj arsimit dhe komunitetit, i cili me punën dhe përkushtimin e tij kontribuoi në formimin e shumë gjeneratave. 🕊️

