NOSTALGJI NË GJILAN / Rikthehet derbi i legjendave mes Gjilanit dhe Dritës

Për nder të Ditës së Çlirimit të Gjilanit, rikthehet një nga rivalitetet më të mëdha që ka shënuar historinë e futbollit gjilanas.

Pas shumë vitesh, ish-futbollistët e KFV Gjilanit dhe KFV Dritës do të zbresin sërish në fushë në një ndeshje revyale, e mbushur me emocione, kujtime dhe respekt për kontributin e tyre në sportin e qytetit.

Kjo përballje nostalgjike mes rivalëve të përjetshëm synon të rikthejë atmosferën e dikurshme, duke vënë në plan të parë miqësinë, kujtimet dhe dashurinë për futbollin, më shumë sesa rezultatin.

Ndeshja do të zhvillohet më 12 qershor 2026, duke filluar nga ora 18:30, në Stadiumin Sintetik në Gjilan.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e futbollit që të bëhen pjesë e kësaj pasditeje të veçantë sportive, ku yjet e dikurshëm do të rikthehen edhe një herë në tapetin e gjelbër.

Shpërndaj me të tjerët