BEFASITË E ZGLEDHJEVE / Kush janë politikanët më të votuar të Gjilanit me mbi 55% të votave të numëruara?

Procesi i numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po nxjerr në dritë emrat më të votuar në rajonin e Gjilanit.

Deri më tani, kur janë numëruar 55.24% të votave, listës së kandidatëve nga Anamorava i prin deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa.

Mustafa ka arritur të grumbullojë gjithsej 15 mijë e 432 vota. Si një koincidencë interesante, ai mban numrin 8 në listën e PDK-së dhe aktualisht është i radhitur saktësisht në pozitën e tetë brenda subjektit të tij.

Përndryshe, Mustafa përveç angazhimit politik, është edhe profesor i rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të ” Kadri Zeka” në Gjilan.

Pas tij, sa i përket votave të tubuara në komunën e Gjilanit, renditet Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13 mijë e 46 vota.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëresha Kryeziu-Hyseni ka siguruar deri më tani 9 mijë e 705 vota, e pasuar nga Labinota Demi-Murtezi e cila numëron 7 mijë e 784 vota.

Një befasi mjaft pozitive në këto zgjedhje po konsiderohet i riu nga LDK, Gentrit Murseli, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka tubuar 5 mijë e 530 vota, duke treguar një trend të mirë të rritjes së kësaj kuote.

Ndërkaq, Ahmet Isufi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për momentin numëron 2 mijë e 903 vota.

Këta kandidatë aktualisht janë më të votuarit brenda subjekteve të tyre nga Gjilani, mirëpo procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare mund të sjellin ndryshime apo lëvizje të votave deri në fund.

 

Shpërndaj me të tjerët