Parashikimi i motit për fundjavën nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me temperatura të ulëta në mëngjes dhe rritje graduale gjatë ditës.
E shtunë
Gjatë ditës së shtunë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 7 deri në 10°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë, rreth 1–5 m/s.
E dielë
Të dielën parashihet mot më i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Temperaturat minimale do të mbeten të njëjta, nga -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale do të shënojnë rritje të lehtë, duke arritur nga 9 deri në 12°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

