Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 17.04.2026 – 23.04.2026 janë shqiptuar gjithsej 1,828 gjoba në kuadër të planeve operative për siguri në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë edhe këto aktivitete:
Hetimi i pesë (5) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetimi i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve me të lënduar, 42 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 21 gjoba për modifikim të automjeteve (folije të errëta),
38 masa ndalimi të drejtimit të mjeteve motorike ndaj ngasësve.
Nga Policia e Kosovës apelojnë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat në trafik dhe të ulin shpejtësinë.
“Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve.
Respektoni sinjalistikën dhe semaforët, pasi siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apel.
