Shkolla Fillore e Mesme e Ulët „Mulla Idris Gjilani” në Velekincë ka organizuar sot një ceremoni falënderimi për përfaqësuesit e mediave lokale, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe korrektësinë e treguar në pasqyrimin e aktiviteteve edukative-arsimore.
Drejtori i shkollës, Zaim Zymeri, ka pritur në takim përfaqësuesit e katër portaleve informative lokale, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm kanë promovuar me vazhdimësi sukseset e nxënësve dhe jetën shkollore.
Në shenjë falënderimi për mbështetjen e pakursyer, drejtori Zymeri ndau mirënjohje për: Fehmi Sylejmani – Dita24h.com, Enver Sadiku – Kryelajmi.com, Muhamet Halili – 2LONLINE.com dhe Visar Beqiri – Gjilani Press.com
Drejtori i SHFMU „Mulla Idris Gjilani”, Zaim Zymeri, theksoi se kontributi i mediave në promovimin e punës edukative e arsimore është i një rëndësie të veçantë, pasi ndihmon që përkushtimi i mësimdhënësve dhe arritjet e nxënësve të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e merituar nga komuniteti.
„I falënderojmë përzemërsisht të gjithë përfaqësuesit e mediave për mbështetjen, bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre ndaj arsimit dhe shkollës sonë”, u shpreh ndër të tjera drejtori Zymeri.
