SIGURI/Policia në Gjilan shënon 27-vjetorin e themelimit me aktivitete për qytetarët

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të projektit “Rreze drite në emblemën time”, me fokus kryesor forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, e veçanërisht me fëmijët dhe të rinjtë.

​Gjatë 27 viteve të shërbimit, Policia e Kosovës ka mbetur e përkushtuar në mbrojtjen e rendit, pronës dhe sigurisë publike.

Në kuadër të këtij përvjetori, stacionet policore hapën dyert përmes aktivitetit “Porta e hapur”, ku nxënës, mësimdhënës, zyrtarë institucionesh dhe qytetarë vizituan nga afër ambientet e punës dhe u njoftuan me teknologjinë e pajisjet që përdoren për sigurinë e tyre.

​Përveç kësaj, policia realizoi patrullime të përbashkëta në rrugë me nxënësit, me qëllim të përcjelljes së mesazhit se siguria në komunikacion është një përgjegjësi e përbashkët.

Po ashtu, fokus iu dha edhe komunikimit me komunitetin përmes takimeve me Këshillat Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSP) dhe shpërndarjes së kartelave informuese.

​Përmes këtyre organizimeve, Policia e Kosovës synon që anniversary i saj të jetë një mundësi për të qenë sa më afër qytetarëve, ndërsa Drejtoria Rajonale në Gjilan shprehu mirënjohje për të gjithë partnerët, shkollat dhe qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme.

Shpërndaj me të tjerët