SPORT/Gjilani pëson humbje në finish, Ballkani fiton 3:1

Ballkani ka arkëtuar tri pikë të mëdha në derbin e javës së 14-të të AlbiMall Superligës, duke mposhtur Gjilanin në Suharekë me rezultat 3:1, pas një përmbysjeje të çmendur në minutat e fundit të takimit.

​Gjilani e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 74-të nga pika e bardhë, ku i pagabuar u tregua kapiteni Armend Thaqi.

Mysafirët e mbajtën epërsinë për pak minuta, duke vënë në vështirësi vendasit.

​Megjithatë, reagimi i Ballkanit ishte i menjëhershëm dhe vendimtar: në minutën e 79-të Berisha realizoi nga afërsia për të barazuar shifrat në 1:1 dhe për të rikthyer shpresat te skuadra suharekase.

​Situata për Gjilanin u rëndua edhe më shumë në minutën e 86-të, kur Patoku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht me të kuq, duke e lënë ekipin gjilanas me një lojtar më pak në fushë.

​Epërsinë numerike Ballkani e shfrytëzoi në minutën e 89-të, kur Nikqi shënoi nga afërsia për 2:1, duke kompletuar përmbysjen.

Ndërsa në minutën e tretë shtesë (90+3’), Dosso vulosi fitoren bindëse 3:1 për skuadrën vendase./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët