SPORT/Dy skuadrat gjilanase zbresin sot në fushë, me synime të qarta fitore

Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës ka nisur të premten pas pauzës për kombëtaret, por për tifozët e Gjilanit dita vendimtare është sot.

Të dyja ekipet e qytetit luajnë sot me objektiva të qarta dhe pretendojnë kreun e tabelës, aktualisht Drita mban vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Gjilani renditet i katërti me 23 pikë.

​Në Suharekë, nga ora 13:00, Gjilani luan ndaj Ballkanit në atë që konsiderohet përballja më e fortë e kësaj jave.

Janë dy skuadra me kualitet të lartë, ndërsa Gjilani atje shkon pas fitores 3:2 ndaj Malishevës në shtëpi.

Shtabi teknik e di vështirësinë e transfertës, por mbetet optimist se skuadra mund të bëjë paraqitje të mirë dhe të kthehet me rezultat pozitiv në garën për kreun e tabelës.

​Dy orë më vonë, nga ora 15:00, në stadiumin me bari sintetik te rrethi në Gjilan, kampione aktuale Drita pret Feronikelin ’74.

Edhe pse ka disa mungesa për shkak të lëndimeve, te Drita hyjnë të qetë dhe me qëllim të qartë: fitoren, për të mbajtur hapin me kryesuesit. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët