SPORT/Drita mposht Lubotenin në setin e pestë

SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 12

​LUBOTENI 2-3 DRITA

(18:25, 25:15, 25:20, 25:27, 8:15)

​Një nga përballjet më emocionuese të javës së 12-të në Superligën A (meshkuj) u zhvillua mes Lubotenit dhe Dritës, ku dy skuadrat ofruan një duel të fortë dhe të paepur deri në pikën e fundit të setit të pestë.

​Pas një fillimi të mirë të gjilanasve që morën setin e parë (18:25), vendasit e Lubotenit u kundërpërgjigjën fuqishëm duke fituar dy setet e radhës (25:15, 25:20) për të kaluar në epërsi 2:1.

Kur dukej se ferizajasit po i afroheshin fitores, Drita tregoi karakter dhe qetësi në momentet kyçe, duke e mbyllur në favor të vet setin e katërt maratonik me shifrat 27:25.

Në setin vendimtar, skuadra nga Gjilani dominoi plotësisht (8:15) për të vulosur triumfin 3:2.

​Për Dritën, kjo është fitorja e gjashtë në edicionin aktual të kampionatit dhe e dyta e siguruar pas pesë seteve.

Me pikët e fituara nga ky duel, gjilanasit barazohen me Lubotenin në kuotën e 17 pikëve, megjithatë skuadra ferizajase ka një ndeshje më pak të luajtur,.atë të mbetur ndaj rivalit lokal, Ferizajt.

​Nga ana tjetër, Luboteni vazhdon të jetë ekipi me më së shumti ndeshje të vendosura në pesë sete deri në këtë fazë të garës, me bilanc prej një fitoreje dhe tri humbjeve./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët