MOTI/ Ja si do të jetë moti në Kosovë gjatë kësaj jave, temperaturat bien deri në -8°C

Gjatë pesë ditëve të ardhshme, nga 23 deri më 27 nëntor, territori i Kosovës do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm me reshje shiu, borë në viset malore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

​Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), java nis të hënën (23.11) me mot kryesisht të vranët e me shi, ndërsa në viset e larta malore pritet borë, me temperatura nga 2 deri në 9°C.

​Të martën (24.11) dhe të mërkurën (25.11) vranësirat do të shpërndahen duke lënë vend për diell, por mëngjeset do të jenë të ftohta me ngrica dhe mjegull.

Temperaturat minimale në këto dy ditë do të zbresin nga -5 deri në -8°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin mes 2 dhe 6°C.

​Nga dita e enjte (26.11) dhe të premten (27.11) pritet një zbutje e lehtë e temperaturave, por rikthehen vranësirat e dendura dhe reshjet e herëpashershme të shiut, ku minimalet do të jenë 0 deri 5°C, e maksimalet 5 deri 9°C.

Gjatë gjithë periudhës era do të fryjë e lehtë deri mesatare (1–11 m/s).

​Për shkak të ngricave të mëngjesit dhe mjegullës, rekomandohet kujdes i shtuar në trafik, te personat me sëmundje kronike, si dhe te kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj të ftohtit./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët