SPORT/Mbrojtësi Krasniqi “dënon” Ballkanin, Drita merr fitore të madhe në Suharekë

Atë që nuk e bënë sulmuesit e Dritës, e bëri mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi, në minutën e parë të shtesës së fundit të ndeshjes.

Krasniqi, pasi depërtoi nga krahu i djathtë, u fut brenda zonës së 16-metrave dhe me një goditje të fortë e precize i siguroi skuadrës së tij një fitore të madhe si mysafir kundër Ballkanit.

​Përballja e zhvilluar në Suharekë takoi javës së 9-të në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

​Drita sot shfaqi lojë më të mirë në të gjitha aspektet. Gjilanasit e qarkulluan më shumë topin, e mbizotëruan lojën dhe krijuan raste të mira për shënim, ku në një moment goditën edhe shtyllën.

​Kjo fitore është mjaft e rëndësishme për gjilanasit, pasi kthen optimizmin dhe rrit ambiciet për vazhdimësinë e kampionatit.

Me këtë sukses, Drita ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara.

/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët