SPORT/Mediat e bëjnë të kryer: Zekirija Ramadani rikthehet te Gjilani

Ndonëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga SC Gjilani, mediat qendrore e bëjnë të kryer kalimin e Zekirija Ramadanit- Zeka në timonin e skuadrës bardhekuqe.

​Sipas raportimeve, marrëveshja përfundimtare mes palëve tashmë është arritur.

Gjilani është bërë me trajner të ri pas largimit të Debatik Currit, ndërsa Ramadani pritet që të premten të dalë në stërvitjen e tij të parë me ekipin.

​Për teknikun nga Shkupi ky është një rikthim te “Skifterat”, pasi e kishte drejtuar këtë skuadër me sukses në edicionin 2022/23, periudhë kur siguroi daljen në Evropë dhe e dërgoi ekipin deri në finalen e Kupës së Kosovës.

​Gati dy muaj pas ndarjes nga Drita, Ramadani rikthehet sërish në qytetin e Gjilanit, por këtë herë për të marrë drejtimin e rivalëve bardhekuq. / dita24h /

Shpërndaj me të tjerët