KULTURË/Shfaqja “Nëna” e Teatrit të Gjilanit rrëmben çmimin kryesor në festivalin “KU’fest” në Kumanovë

Ka përmbyllur punimet edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “KU’fest” në Kumanovë (1–5 shtator), ku triumfuesi kryesor doli Teatri i Gjilanit me shfaqjen “Nëna”.

​Përveç çmimit për shfaqjen më të mirë, trupa nga Gjilani mori edhe dy vlerësime të tjera të rëndësishme: Erson Zymberi u shpall regjisori më i mirë, ndërsa Aurita Agushi u vlerësua si aktorja më e mirë në rol kryesor.

​Çmimi i veçantë për aktorin më të mirë të festivalit “Sefedin Nuredini” i takoi Shkëlqim Islamit nga Teatri Shqiptar i Shkupit për shfaqjen “Rinoqerontët”.

Ndër çmimet e tjera, aktori më i mirë në rol kryesor u shpall Miroslav Petković (Teatri i Kumanovës), aktorja më e mirë në rol dytësor Gentiana Ramadani (Teatri Shqiptar, Shkup) dhe aktori më i mirë në rol dytësor Valon Nuhiu (Teatri i Preshevës).

​Organizatorët nëgreguan se festivali dëshmoi edhe një herë fuqinë e teatrit si gjuhë universale që bashkon kulturat e rajonit.

Shpërndaj me të tjerët