KULTURË/Muzika e fjalës dhe e imagjinatës

Poezia “Fjalës i ra lapsi” e Avdush Canajt e shndërron aktin e shkrimit në një lojë poetike plot ngjyra e tinguj, ku fjala dhe lapsi personifikohen si dy miq që kërkojnë njëri-tjetrin.

Përmes figurës së harabeles,  si simbol i frymëzimit dhe i gëzimit natyror, autori tregon se mësimi dhe fletorja e detyrave nuk janë detyrim i mërzitshëm, por një pentagram imagjinative ku mendimi dhe muzika bëhen një.

FJALËS I RA LAPSI
Avdush CANAJ

Fjalës i ra lapsi
nga xhepi i këmishës
askund s’e pa.

Papritur e gjeti harabelja
te shkallët e melodisë
ia njohu kapelën.

E shkroi një këngë me ngjyra
në pentagram të ditës.

Te fletorja e detyrave
ia nisi këngës lapsi
në prehër të fjalës.

Shpërndaj me të tjerët