Gjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore më të freskëta, të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe temperatura relativisht të ulëta për këtë periudhë.
E shtunë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu herë pas here.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C dhe 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5°C deri në 7°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.
E diela parashihet të sjellë një përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike.
Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -1°C deri në 2°C, kurse maksimalet do të sillen ndërmjet 6°C dhe 9°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Në përgjithësi, fundjava do të jetë e freskët dhe e paqëndrueshme, me reshje të herëpashershme dhe periudha të shkurtra kthjellimi.
