Një lajm i hidhur ka tronditur mëngjesin e sotëm familjen Haliti dhe mbarë qytetin e Gjilanit.
Në orët e hershme të mëngjesit, në Cyrih të Zvicrës, në një aksident të rëndë komunikacioni ka humbur jetën Fadil Haliti (50-vjeçar).
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi mortor. Sipas informacioneve të para, Fadili ishte duke shkuar në punë në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.
I ndjeri jetonte dhe punonte në Zvicër që nga viti 1996. Ai njihej nga rrethi dhe miqtë si një njeri i urtë, bujar, i hareshëm dhe mbi të gjitha një punëtor i palodhshëm që sakrifikoi shumë për familjen e tij në mërgim.
“Me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai im, Fadil Haliti, ka ndërruar jetë sot. Lusim Allahun ta mëshirojë dhe ta bëjë banor të Xhenetit,” shkruhet në njoftimin prekës të familjes.
Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme.

