Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A. në Gjilan po vazhdon të kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionimin e Tregut të Gjelbër në fshatin Zhegër, një hapësirë e rëndësishme për komunitetin dhe tregtarët e kësaj zone.
Përmes angazhimit të vazhdueshëm të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, tregu mbahet i pastër, i rregulluar dhe funksional për të gjithë qytetarët që e frekuentojnë atë çdo ditë.
Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se mirëmbajtja e kësaj hapësire është pjesë e përkushtimit të tyre për të ofruar kushte sa më të mira për tregtarët dhe konsumatorët.
Në disa pamje të publikuara, shihen punëtorët e NPL “Tregu” Sh.A. duke u kujdesur për pastrimin dhe rregullimin e kësaj hapësire, e cila shërben si pikë e rëndësishme për shitjen e produkteve të freskëta për banorët e Zhegrës dhe zonave përreth.
