“Turp ju qoftë”! Mërgimtari nga Gjilani me mesazh të ashpër për deputetët kosovarë

 

Sejdi Sopi, mërgimtar dhe aktivist i kahershëm i çështjes kombëtare nga Gjilani, që jeton dhe vepron prej vitesh në Gjermani, ka shpërthyer ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe liderëve politikë, pas zhvillimeve të fundit që kanë çuar vendin në një gjendje të tensionuar dhe bllokim institucional.

Sopi, i njohur për kontributin e tij të palodhshëm ndër vite në mërgatë, si dhe për angazhimin e pandalshëm në mbrojtje të interesave kombëtare, është një patriot i vërtetë dhe zë i ndërgjegjes qytetare në diasporë.

Përmes një reagimi të ashpër në llogarinë e tij në Facebook, Sopi ka shprehur zhgënjim të thellë për atë që ai e quan “gjendje të mjerueshme ku e kanë sjellë Kosovën politikanët e papërgjegjshëm”.

“Me këtë Vendim si më poshtë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i vendos masa ex officio çdo veprimtarie Kuvendit të Kosovës. Që do të thotë: për një afat të përkohshëm prej 10 ditësh, shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës!

Turp deputetë! Turp liderë karagjozë të politikës kosovare, që e sollët vendin në këtë situatë kompromituese në sytë e bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit vendor!”, ka shkruar Sopi.

Më tej, ai paralajmëron se qytetarët do të dinë të dënojnë në mënyrë demokratike sjelljen e papërgjegjshme të institucioneve dhe bartësve të tyre:

“Për dëmet e pakthyeshme që ia shkaktoni vendit, dënimin demokratik qytetar do ta paguani shtrenjtë o të humbur!!!”

Ky reagim ka gjetur përkrahje nga shumë qytetarë dhe ndjekës të tij, që ndajnë të njëjtat shqetësime për krizën aktuale politike në Kosovë.

 

Shpërndaj me të tjerët