Kryetari i LDK-së në Gjilan dhe nënkryetari i nivelit qendror, Lutfi Haziri, ka shpallur mobilizimin total të strukturave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Gjatë mbledhjes së kryesisë së Degës, është funksionalizuar Shtabi i madh zgjedhor me synimin e qartë: ndërtimin e unitetit të së djathtës.
Haziri ka theksuar se ky proces nuk përfshin vetëm strukturat partiake, por çdo qytetar që synon ndryshimin.
“Në esencë, çdo qytetar do të jetë anëtar i Shtabit deri në arritjen e qëllimit të madh të bashkimit të të djathtës,” u shpreh ai, duke shtuar se ky bashkim është rruga e vetme për t’ia kthyer pushtetin qytetarit.
Plani i mobilizimit të LDK-së: funksionalizimi i tyre në çdo lagje e fshat ditëve në vazhdim, Forumi i Rinisë dhe ai i Gruas do të intensifikojnë takimet në terren dhe bashkatdhetarët cilësohen si binom i pandashëm i historisë dhe të ardhmes së LDK-së.
Sipas Hazirit, LDK i ka mbyllur dhe riafirmuar të gjitha çështjet e brendshme që më 31 janar, dhe tani është koha për unitet rreth vlerave të Rugovizmit.
“Tash është koha për ta zgjedhur unitetin e të djathtës përreth vlerave të LDK-së. Koha që krejt dashninë t’ia japim Republikës. LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, përfundoi Haziri.

