Ka përfunduar zyrtarisht bashkëpunimi mes Mevlan Adili dhe SC Gjilani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Prej sot nuk jam pjesë e familjes SC Gjilani. Dua t’i falënderoj që ma dhanë mundësinë ta përfaqësoj këtë klub. Faleminderit gjithashtu edhe tifozëve për çdo emocion dhe çdo përkrahje.”
Ndërkohë, edhe SC Gjilani ka konfirmuar ndarjen me një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë.
Klubi e ka falënderuar Adilin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë sezonit të kaluar, duke i uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Adili iu bashkua SC Gjilanit gjatë vitit 2025 dhe ishte pjesë e skuadrës përgjatë edicionit të fundit.
Në fund të njoftimit, klubi kuqebardh i ka uruar shëndet dhe suksese në sfidat e ardhshme.
