Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – dega në Gjilan, në bashkëpunim me organizatën humanitare turke Deniz Feneri, ka shpërndarë 85 pako ushqimore për familjet e komunitetit rom në komunën e Gjilanit.
Ky aktivitet humanitar u realizua me qëllim të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe forcimit të solidaritetit ndërmjet komuniteteve, veçanërisht në këtë periudhë të rëndësishme për besimtarët.
Pakot ushqimore përmbanin produkte bazike ushqimore, të cilat do të ndihmojnë familjet për përmbushjen e nevojave të tyre të përditshme.
Nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan u shpreh mirënjohje për organizatën Deniz Feneri për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e projekteve humanitare, si dhe për Shoqatën “Bereqeti”, e cila vazhdon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes aktiviteteve të ndryshme bamirëse.
Përmes iniciativave të tilla synohet të përcillet mesazhi i solidaritetit, humanizmit dhe përkujdesjes ndaj familjeve në nevojë, duke forcuar frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në shoqëri.
