Inspeksioni kërkon largimin e kiosqeve dhe lodrave nga sheshi deri më 15 mars

Drejtoria e Inspeksionit, kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe personave fizik, të cilët kanë vendosur objekte lëvizëse, kiosqe, boksa, lodra dhe të tjera në sheshin e qyteti që t’i heqin deri më 15 mars.

Inspektorët paraditen e së premtes (sot), i kanë vënë shirita dhe njoftime të gjitha këtyre gjësendeve të vendosura në hapësirat publike në shesh, duke i paralajmëruar edhe për pasojat në rast mos veprimi.

Pronarët e tyre janë informuar që t’i largojnë ato nga hapësirat publike më së largu deri me 15 mars në orë 24: 00.

Nga Drejtorati i Inspeksionit, njoftojnë se nëse nuk i heqin vetë pronarët, ato në të kundërtën pas kalimit të këtij afati, largimin do ta bëjë komuna me shpenzime të cilat do t’i vihen në barrë pronarëve të cilët i kanë vendosur ato.

Shpërndaj me të tjerët