ADMINISTRATË/ Takim për avancimin e arkivave në Gjilan

Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Gjilani, Elbasan Shabani, së bashku me ish-kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, dhe zyrtarin ligjor Ardian Foniqi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Arkivave të Kosovës, Ruzhdi Panxha.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e ruajtjes, sistemimit dhe digjitalizimit të arkivave, si një element kyç për funksionimin efikas të institucioneve dhe ruajtjen e dokumenteve zyrtare.

Po ashtu, u theksua nevoja për avancimin e proceseve arkivore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë fushë

Shpërndaj me të tjerët