Infrastruktura shkollores në fshatin Pasjak ka shënuar një tjetër investim domethënës falë angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme të bashkatdhetarëve tanë që veprojnë në diasporë.
Këto nisma humanitare dhe kontribute vullnetare vazhdojnë të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës për mësimdhënësit dhe nxënësit, duke krijuar hapësira më moderne dhe funksionale për zhvillimin e procesit edukativ-arsimor.
Përfaqësuesit e shkollës dhe banorët e zonës kanë shprehur falënderimin e tyre të sinqertë për secilin donator që, përmes mbështetjes së pakursyer, dëshmon lidhjen e pashkëputur me vendlindjen dhe përkushtimin ndaj arsimit të brezave të rinj./dita24h/
