OPINION/ Zgjedhjet po afrohen, por pyetjet kryesore të qytetarëve mbeten pa përgjigje

Nga Burim Korqa

Zgjedhjet po afrohen, por pyetjet kryesore të qytetarëve mbeten:

A do të prodhojnë politika që përmirësojnë jetën e qytetarit, apo vetëm një rikonfigurim të pushtetit?

Dhe mbi të gjitha, a do të prodhojnë emra në funksionet kryesore të shtetit? Kryetar/e të Kuvendit, Kryeministër dhe President/e, dhe a do të jenë këto tri funksione të afta ta drejtojnë shtetin drejt zhvillimit, në përputhje me kohën dhe nevojat reale të qytetarëve?

Qytetarët sot nuk kërkojnë më retorikë politike, kërkojnë institucione funksionale, zhvillim real, siguri ekonomike dhe vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Sepse suksesi i zgjedhjeve nuk matet vetëm me rezultatin e partive, por me besimin dhe mirëqenien që qytetari ndjen pas tyre.

(Autori është drejtor ekzekutiv i Institutit për Paqe dhe Siguri)

Shpërndaj me të tjerët