Kompania e mirënjohur “Fundamenti Granit-Mermer” në Gjilan, me pronar Bashkim Halilin, po vazhdon të dëshmohet si lider në tregun e përpunimit të mermerit dhe granitit, duke u vlerësuar lart për korrektësinë, cilësinë dhe profesionalizmin në punë.
Së fundmi, kjo kompani ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me një nga projektet më të mëdha, “Monopol City”.
Pas një pune të realizuar me përkushtim maksimal në fazat e kaluara, besimi i ndërsjellë ka bërë që palët të nënshkruajnë kontratën e re për projektet që priten përpara.
Pronari i “Fundamenti Granit-Mermer”, Bashkim Halili, u shpreh i kënaqur me këtë partneritet të suksesshëm:
“Besimi i ‘Monopol City’ ndaj punës sonë është motiv shtesë për ne që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, profesionalizëm dhe cilësi maksimale. Kontrata e re dhe projektet e reja që na presin janë dëshmi e rrugëtimit tonë të përbashkët drejt sukseseve të reja,” ka thënë Halili.
Ky bashkëpunim rikonfirmon pozicionin e “Fundamenti Granit-Mermer” si një partner të besueshëm për projekte serioze dhe prestigjioze, duke vendosur standarde të larta në industrinë e ndërtimit dhe dizajnit të mermerit.
