POLITIKË/ Haziri: Ligji për shtetësinë, lajm i mirë për Luginën

Koordinatori i Zyrës për Luginën e Preshevës në kuadër të Zyrës së Kryetarit të Gjilanit,  Enver Haziri, ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Shtetësinë, përmes të cilit janë aprovuar disa kërkesa të kahmotshme në interes të qytetarëve të Kosovës Lindore.

Sipas Hazirit, ndër ndryshimet më të rëndësishme janë heqja e testit për personat që kanë gjuhë amtare njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, si dhe përfshirja e kategorisë së lejeqëndrimit në rrethana të jashtëzakonshme për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Ai ka falënderuar deputetët që votuan këtë ligj, e në veçanti kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj kërkesave të qytetarëve të Kosovës Lindore.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Enver Haziri.

Shpërndaj me të tjerët