SPORT/ Ramadani paralajmëron ndryshime ndaj Dukagjinit

Ramadani paralajmëron ndryshime ndaj Dukagjinit: Do t’u japim më shumë minuta lojtarëve që kanë luajtur më pak

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka folur para ndeshjes ndaj Dukagjinit, duke bërë të ditur se në këtë përballje priten ndryshime si në skemën e lojës, ashtu edhe në përbërjen startuese të ekipit.

Sipas Ramadanit, tri ndeshjet e fundit të kampionatit do të shfrytëzohen edhe për të parë alternativa të tjera brenda skuadrës dhe për t’u dhënë hapësirë lojtarëve që kanë pasur më pak minuta gjatë sezonit.

“Do të jetë një ndeshje ku do të provojmë disa ndryshime në skemë dhe në përbërje, për të parë se çfarë mund të ndryshojmë. Në tri ndeshjet e mbetura do të kenë minuta edhe lojtarët që kanë luajtur më pak”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka theksuar se skuadra gjatë këtij sezoni është përballur me mungesa të shumta për shkak të lëndimeve, gjë që në disa raste ka ndikuar edhe në planet e stafit teknik.

Shpërndaj me të tjerët