ARSIM/ UKZ nënshkruan memorandum me Universitetin Arel të Stambollit

Universiteti “Kadri Zeka” nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin Arel të Stambollit

Universiteti Publik Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Universiteti Arel, me synim forcimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet dy institucioneve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Arel, Prof. Dr. Ersin GÖSE dhe Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Ky memorandum parasheh bashkëpunim në fusha të ndryshme, përfshirë shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, organizimin e aktiviteteve shkencore, shkëmbimin e publikimeve akademike, zhvillimin profesional dhe programe të përbashkëta arsimore.

Sipas memorandumit, bashkëpunimi do të zhvillohet mbi bazën e reciprocitetit dhe interesit të ndërsjellë, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik të të dy universiteteve.

Universiteti “Kadri Zeka” ka theksuar përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e partneriteteve strategjike në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor.

Shpërndaj me të tjerët