Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Qendrës së Vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi dhe Afrim Rrahmani, ka mbajtur takim informues me administruesit e Testit të Maturës.
Në takim morën pjesë 50 administrues të caktuar nga Komuna e Gjilanit për administrimin e testit.
Gjatë takimit u diskutua për detyrat dhe përgjegjësitë e administruesve, me theks të veçantë në ruajtjen e rendit dhe disiplinës gjatë procesit, si dhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë.

