Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në një takim zyrtar dy gjyqtarët e sapodekretuar, Asdren Selmani dhe Gentrit Kuqani.
Me këtë rast, kryetari Salihu u ka uruar atyre suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke kërkuar angazhim me integritet të lartë profesional në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Gjyqtarët e rinj janë dekretuar më 6 maj 2026 nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Pas këtij procesi, gjyqtarët e caktuar do të nisin zyrtarisht shërbimin e tyre në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Novobërdë, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor në këtë zonë.

