Gjilanasi Salvador Elmazi, i cili jeton dhe vepron në Prishtinë si përfaqësues i Ministrisë së Financave, ka pranuar një mirënjohje nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) për kontributin e dhënë në procesin buxhetor që mbështeti njohjen ndërkombëtare të këtij institucioni.
Mirënjohja iu dorëzua në emër të Departamentit të Buxhetit, në shenjë vlerësimi për mbështetjen financiare dhe institucionale që ka ndihmuar AKA-në të arrijë njohjen zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si autoritet akreditues, një sukses i rëndësishëm për arsimin e lartë në Kosovë.
