Atleti kosovar Leon Thaqi shkëlqeu në meetingun internacional të atletikës në Pliezhausen të Stuttgartit, duke vendosur rekord të ri shtetëror të Kosovës në disiplinën 600 metra me kohën fenomenale 1:17.39.
Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, Thaqi u rendit në vendin e katërt, me diferenca minimale nga podiumi, duke dëshmuar nivelin dhe potencialin e tij të madh.
Pas dy vitesh larg garave, rikthim pozitiv pati edhe Astrit Kryeziu, i cili në disiplinën 1000 metra regjistroi kohën 2:29.65, një performancë inkurajuese për vazhdimin e sezonit.
Klubi falënderoi sponsorët Ndertimi Premium, Brikos ShPK dhe Kofix ShPK për mbështetjen e vazhdueshme në arritjen e sukseseve sportive.

