HISTORI/ Si quhej organizata e parë e themeluar nga Metush Krasniqi?

Veprimtari i kahershëm i çështjes kombëtare dhe publicisti Ismet Rashiti ka bërë të ditur se organizata e parë e themeluar nga atdhetari Metush Krasniqi ishte “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”, e themeluar në qershor të vitit 1957.

Sipas Rashitit, para një shqiponje të punuar nga dora e Metush Krasniqit, anëtarët e organizatës kishin bërë betimin për veprimtarinë e tyre.

Ai thekson se Krasniqi, së bashku me ekspertin ushtarak Mark Gashi, kishin hartuar edhe skicën e shtrirjes së Ushtrisë Çlirimtare, ndërsa kishin përgatitur dhe shpërndarë proklamatën e parë me të cilën i bëhej thirrje popullit për kryengritje.

Rashiti ka publikuar edhe fotografi që paraqesin Metush Krasniqin në vitet ’50, shqiponjën e punuar prej tij, skicën e shtrirjes së Ushtrisë Çlirimtare dhe proklamatën e parë të vitit 1957, të shkruar nga vetë Metush Krasniqi.

Shpërndaj me të tjerët