MOTI / Ndryshime gjatë vikendit: Çfarë moti na pret të shtunën dhe të dielën

Kjo fundjavë do të sjellë një mot të ndryshueshëm dhe jostabil në mbarë vendin.

Të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët,  por me intervale me diell, ku gjatë ditës priten edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga ato minimale prej 8°C deri në maksimalet që do të arrijnë deri në 22°C, ndërsa do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1–6 m/s.

Sakaq, e diela pritet të jetë edhe më dinamike.

Moti do të mbetet i vranët dhe vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara herë-herë me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen rreth 8°C, ndërsa ato maksimale do të shënojnë një ngritje të lehtë duke prekur vlerat deri në 23°C.

Të dielën do të fryjë erë nga jugperëndimi, e cila vende-vende do të jetë më e vrullshme me shpejtësi deri në 10 m/s.

 

Shpërndaj me të tjerët